VIDEO/ Spektakël pa fitues në “Niko Dovana”, Kukësi ndalon Teutën në limite

schedule17:56 - 26 Shkurt, 2021

schedule 17:56 - 26 Shkurt, 2021

Spektakël në Durrës, katër gola, dy penallti, një gol me goditje dënimi dhe një shtyllë në minutat shtesë. Pavarësisht të gjithave, Teuta-Kukësi u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2,me durrsakët që qajnë avantazhin e arritur në dy raste.

Dejvi Bregu, në një ditë mjaft të mirë, ishte ai që shënoi golin e parë të takimit me penallti. Vlonjati u tregua i saktë dhe pjesa e parë u mbyll 1-0 në favor të Teutës, ndërsa në të dytën ishte një penallti që vendosi baraspeshën.

Eze nuk gaboi dhe e çoi në rrjetë, por festa zgjati vetëm dy minuta. Një goditje dënimi u kthye në gol nga Dejvi Bregu, i cili riktheu epërsinë për Teutën. Gjithsesi Kukësi nuk u dorëzua. Katër minuta nga fundi i kohës së rregullt, Tsintsadze me kokë shënoi. Në shtesë Vila iu afrua golit të fitores, por shtylla e ndali. Emocione të shumta, por asnjë fitues. /abcnews.al

TEUTA-KUKËSI 2-2
Shënues:
Bregu (pen.) 34′, 72′ / Eze (pen.) 70′, Tsintsadze 86′
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Jackson, Aleksi (Avdyli 76′), E. Vila, Karabeci (Daja 64′), L. Vila, Bregu, Krasniqi (Gruda 68′). Trajner: Edi Martini
KUKËSI: Xhika, Dragoshi, Lulaj, Kurdic, Kotobelli, Demiri, Taipi (Eze 60′), Tsintsadze, Matheus Leiria (Baravykas 92′), Limaj (Gashi 60′), Ibraimi. Trajner: Mirel Josa
GJYQTARË: Olsid Ferataj, Nertil Bregasi, Nuri Rrapaj, Roxhers Muska
Kartonë të verdhë: Aleksi 57′, Todorovksi 59′, Karabeci 61′ / Lulaj 80′, Kurdic 85′, Gashi 91′, Ibraimi 93′

 

Klasifikimi

86′ Tsintsadze ka realizuar golin e parënë Superiore, duke ndëshkuar skuadrën e Teutës.

72′ Dejvi Bregu realizon nje perle me goditje denimi dhe rikthen epërsinë për Teutën.

70′ Penallti për skuadrën e Kukësit, pas një ndërhyrje të mesfushorit Albano Aleksi. Patrick Eze u tregua i saktë para portierit Frashëri.

34′ Vlonjati Dejvi Bregu goditi vetë dhe kaloi durrsakët në epërsi. Teuta tani është më e qetë, pasi vetëm fitorja u bën punë

33′ Penallti në favor të skuadrës së Teutës, Dejvi Bregu përfundoi i shtrirë në tokë dhe arbitri nuk kishte dyshime. Ndoshta duhet të priste, pasi Karabeci direkt realizoi gol.

13′ Dejvi Bregu, pas një topi që mori në zonë, fluturimthi goditi fort dhe e çoi topin mbi kuadrat. Asnjë problem për portierin Xhika