VIDEO/ Soreca: Do ishte gabim nëse Shqipëria shkon e papërgatitur në pranverë

schedule11:06 - 20 Janar, 2020

schedule 11:06 - 20 Janar, 2020

Në tetor Shqipëria ngeli në provimin e Brukselit, pasi jo vetëm nuk u hapën negociatat, por Bundestagu gjerman vendosi 9 kushte që duhen plotësuar nga Shqipëria deri në Maj 2020, kur mbahet Samiti i i Zagrebit.

Këtë përsëriti sot në Tiranë ambasadori, Luigi Soreca, gjatë ceremoninë për Presidencën kroate të BE-së. Ai tha se puna që po bëhet për metodologjinë nuk do të ndikojë procesin. Sipas tij  Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të avancojnë me bisedimet për anëtarësim.

“Presidenca kroate është kyçe për Shqipërinë. Pas samitit të Zagrebit, komisioni do të miratojë raportin vjetor dhe përparësi për Shqipërinë do të jenë rezultatet për reformën në drejtësi; Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, plotësisht funkionale dhe plotëimi i Reformës Zgjedhore sipas rekomandime të OSBE/ODIHR. Kemi pasur një dialog të mirë politik për këtë të fundit dhe presim që koha që ka mbetur të shfrytëzohet në maksimum. Do të ishte gabim për Shqipërisë që të shkojë e papërgatirur deri në Samitin e Zagrebit”, tha Soreca. /abcnews.al