VIDEO/ Skocia në avantazh, Armstrong nis festën e vendasve

schedule22:08 - 19 Nëntor, 2023

schedule 22:08 - 19 Nëntor, 2023

Pas një përballje plot peripecira, ku u janë dashur të barazojnë dy herë shifrat, më në fund Kombëtarja skoceze ka arritur të kalojë në avantazh përballë Norvegjisë, në sfidën e fundit të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Një pasim i bukur në zonë nga kapiteni John McGinn kapet bukur nga “fantazisti”, Stuart Armstrong, i cili me një goditje të thjeshtë mposht portierin Selvik, duke e çuar topin pas shpatullave, të këtij të fundit. Rezultati shkon në 3 me 2. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: