Dëbora mëngjesin e sotëm mbuloi gjithë vendin, por Korçën e kishte “pushtuar” më parë. Skënderbeu luajti pardje në Durrës ndeshjen kësaj javë ndaj Teutës, teksa betejën e aktit të 20 duhet ta luajë në shtëpi ndaj Vllaznisë kryesuese.
https://streamable.com/16f1ks
Pamjet që vijnë nga Korça për abcnews.al tregojnë stadiumin “Skënderbeu” të mbuluar nga dëbora, teksa duket e pamundur të pastrohet. Ndërkohë lojtarët kanë zbritur këtë mëngjes në fushë dhe janë detyruar të stërviten në terrenin e mbuluar me dëborë.
https://streamable.com/mjx281
Aktualisht në Korçë temperatura është -8 gradë dhe në dy ditët në vazhdim pritet të arrijë -18 gradë, duke bërë që dëbora në fushë të ngrijë dhe të shndërrohet në akull. Në të tilla kushte do të jetë e pamundur që Vllaznia e Skënderbeu të zhvillojnë ndeshjen e javës së 20. /abcnews.al
https://streamable.com/1fnopb
https://streamable.com/6506bv