VIDEO/ Skënderbeu shkërrmoq Partizanin, Laçi triumfon në “Niko Dovana”

schedule22:39 - 29 Korrik, 2020

schedule 22:39 - 29 Korrik, 2020

Dhjetë gola janë shënuar në dy ndeshjet e fundit të këtij sezoni në Kategorinë Superiore. Skënderbeu shkatërroi në Korçë 4-1 “Demat” e Partizanit, ndërsa Laçi triumfoi 2-3 në “Niko Dovana” përballë Teutës vendase.

https://streamable.com/h260mg

Nazmi Gripshti, Blerim Krasniqi, Shqiprim Taipit dhe Dejvi Bregu i dhuruan fitoren juglindorëve, teksa Jorgo Pëllumbi shënoi autogol në fillimin e pjesës së dytë, duke i dhuruar golin e nderit ekipit mik.

https://streamable.com/ihgbww

Ky triumf e rendit ekipin e Ilir Dajës në vend të katërt me 58 pikë, ndërsa kampionët e sezonit të kaluar, i dhanë fund një sezoni të dështuar të cilin e mbyllën si forcë e gjashtë.

https://streamable.com/wav19r
https://streamable.com/4o3gn2

Bardhezinjtë e Cungut ia dolën edhe në Durrës, aty ku fituan 2-3. Laçi arriti fitoren e katërt radhazi në kampionat, e mbylli në vend të tretë me 64 pikë dhe u shpall sulmi i dytë më i mirë i kampionatit me 61 gola, gjashtë më kam se kampionët e Tiranës.

https://streamable.com/dqva6c

Teko realizoi një dygolësh për miqtë nga Kurbini, teksa nuk mungoi rrjeta e Kyrian Nwabuezes, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i Superiores në këtë sezon me 24 gola të realizuar. Emiliano Vila dhe Lorenco Vila shënuan golat e skuadrës së Edi Martinit, që është përqendruar totalisht te finalja e Kupës së Shqipërisë kundër Tiranës (2 gusht, ora 20:00). /abcnews.al

https://streamable.com/fv3aib

Kategoria Superiore, java e fundit
Skënderbeu-Partizani 4-1
(Gripshi 18′, Krasniqi 20′, Taipi 55′, Bregu 64′ / Pëllumbi (aut) 49′)
Teuta-Laçi 2-3
(E.Vila 24′, L.Vila 69′ / Teco 26′, 74′, Nwabueze (pen) 40′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!