Një grabitje spektakolare, që të kujton skenat e filmave aksion, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Ramsey, ku një grup grabitësish përdorën një vinç për të shkëputur dhe vjedhur një bankomat nga një degë bankare.
Ngjarja ndodhi pak pas orës 03:15 të mëngjesit pranë një dege të Nationwide Building Society. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, dy automjete ndaluan pranë ndërtesës, ndërsa pak më vonë në vendngjarje mbërriti një vinç.
Mjeti i rëndë goditi disa herë fasadën e bankës derisa arriti të shkëpuste bankomatin nga vendi ku ishte instaluar. Më pas, një grup personash të maskuar e ngarkuan atë në pjesën e pasme të një kamioni dhe u larguan me shpejtësi.
Pak sekonda më vonë, dy persona të tjerë hipën në një automjet të dytë dhe u larguan, duke përfunduar operacionin e arratisjes që zgjati vetëm pak minuta.
Sipas policisë së Cambridgeshire, vinçi i përdorur në grabitje dyshohet se ishte i vjedhur dhe në operacion janë përfshirë të paktën tre automjete. Autoritetet sqaruan gjithashtu se një furgon furre buke, i cili u pa pranë vendit të ngjarjes gjatë grabitjes, nuk kishte asnjë lidhje me autorët.
Besohet se grabitësit kanë arritur të largohen me dhjetëra mijëra paund që ndodheshin në bankomat.
Ndërkohë, Nationwide Building Society deklaroi se po punon për rikthimin në funksion të degës së dëmtuar dhe për zëvendësimin sa më të shpejtë të bankomatit.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.
Masked UK gang stole a digger and went full GTA mode on a Nationwide branch in Ramsey, Cambridgeshire. They rammed the wall, ripped the entire ATM straight out, and loaded it into a pickup truck. Tens of thousands of pounds potentially inside. Cops dropped the CCTV and are… pic.twitter.com/y6kQbDKdXz
— Predictivemoney (@Predictivemoney) June 17, 2026



