Çmimet e shtëpive me qera në Durrës janë shtrenjtuar. Banorët preferojnë katet e ulëta të banesave, shtëpitë private, si dhe ndërtesat e periudhës komuniste, pasi i shohin si më të sigurta.
Në Durrës, banesat me qera janë përgjysmuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Dëmtimet kanë bërë që kërkesat për një shtëpi me qera të shumëfishohet, e bashkë me to, edhe çmimet.
Afrimi, i cili drejton një agjenci mobilare në qytet, duke folur për gazetaren Esiona Konomi, shprehet se “çmimi ka ndryshuar nga 200 mijë mijë lek hyrje 1+1 ka shkuar në 300 mijë (të vjetra). Pronarët janë hedhur në sulm, duke rritur çmimet e shtepive me qira”.
Edhe Gjon Marku punon në tregun e pronave. Ai tregon se “banorët duan shtëpi në katet e para e të dyta pallateve, ose shtëpitë private”.
Sa i përket shitje agjentet imobiliare tregojnë se “është më thjeshtë të shesim hyrje në pallat ekzistues se sa në pallat të ri”. /abcnews.al