VIDEO/ Shqipëria nën pushtetin e ujit, përmbyten shtëpitë në Elbasan e Shkodër, dhjetëra pemë të shkulura

schedule12:16 - 20 Nëntor, 2022

schedule 12:16 - 20 Nëntor, 2022

Reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë shkaktuar probleme të shumta në qytete të  ndryshme të Shqipërisë.

Prej mbrëmjes së djeshme Durrësi është përfshirë nga moti i paqëndrueshëm me shtrëngata shiu dhe stuhi.

Për pasojë ka prezencë uji në disa segmente rrugore, të cilat janë të pakalueshme.

Situata më problematike paraqitet në lagjen 5, pranë Stadiumit, pranë stacionit të Trenit, në Shkozet dhe në rrugën Aleksandër Goga.

Sakaq, në Spille raportohet për  dëme të shumta në zonën e njësisë Kryevidh. Dhjetëra pemë janë rrëzuar si pasojë e erës së fortë, ndërsa dhjetëra shtëpi janë nën pushtetin e ujit.

Burime bëjnë me dije se dhjetëra shtëpi të tjera rrezikojnë të përmbyten.

Gjithashtu janë dëmtuar disa ura që lidhin fshatrat me njëri-tjetrin.

Në Elbasan dhe në Shkodër uji ka vërshuar brenda shtëpive.

Mësohet se në lagjen Ajasem të bashkisë Shkodër 10 shtëpi janë nën pushtetin e ujit.

Prej 72 orësh territori i qarkut të Shkodrës ka qenë i përfshirë nga reshjet.

Nga Shtabi i Emergjencave flitet për një sipërfaqe të përmbytur prej 400 ha në fshatin Muriqan. Prezenca e ujit në Gur të Zi, Dajç e Velipojë është problematike.

Në lagjen Ajasëm  banesat janë të izoluara dhe banorët janë parë të lëvizin me varka./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!