Një shpërthim ka ndodhur në lagjen nr. 14, në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se kanë qenë disa persona që kanë hedhur lëndën plasëse.
Nga pamjet e siguruara nga ABC News shihen dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i lëndës plasëse në hyrje të ambienteve të një mobilerie.
Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/abcnews.al/