Pamjet të reja janë siguruar nga vendi i ngjarjes ku ndodhi shpërthimi me lëndë plasëse në lagjen “Shënkoll”, në Elbasan.
Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga “ABC News”, në vendin e ngjarjes ndodhen ekipe të zjarrfikëses. Gjithashtu policia ka rrethuar zonën, ndërsa është vendosur edhe perimetri i sigurisë. Makina që iu vendos eksplozivi i përkiste shtetasit Renato Çepa.
Ndërkohë autori i dyshuar i vendosjes së lëndës plasëse, 25-vjeçari Kristi Balukja, humbi jetën pasi i shpërtheu lënda plasëse para kohë. Nga vendi i ngjarjes është bërë edhe tërheqja e makinës.
Lidhur me këtë ngjarje policia njofton se është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.
/abcnews.al/