“Ujqërit” e Skënderbeut duket ta kenë nisur me shumë vrull përballjen e javës së 14-të të Kategorisë Superiore, teksa në minutën e 13′-të të sfidës kanë arritur të gjejnë golin e avantazhit përballë “verilindorëve” të Kukësit.
Pasi merr një pasim të bukur nga mesfusha, “fantazisti” nigerian, Nnamdi Franklin Ahanonu del ballë për ballë me portierin Tafas dhe me një goditje potente e dërgon topin pas shpatullave të këtij të fundit. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: