Që prej fillimit të sfidës ndaj Erzenit, të vlefshme për javën e 9 të Kategorisë Superiore, “të kuqtë” e Partizanit u hodhën menjëherë në sulm për të gjetur golin e avantazhit, në “shtëpinë” e tyre, “Arena e Demave”, gol të cilin e kanë gjetur.
Një pasim i bukur, nga Maguette kapet nga “fantazisti” i sulmit, Tedi Cara, me 23-vjeçin që përballë portierit Hasanbelli nuk gabon, duke e çuar topin pas shpatullave të tij. Rezultati shkon në 0 me 1, në favor të “demave”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: