Aksidentohet një automjet në Korçë, në afërsi të fshatit Lozha.
Makina e cila po transportonte 4 refugjatë sirianë nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se si pasojë e shpejtësisë së lëvizjes, drejtuesi i automjeti i cili ka tentuar t’i shpëtojë forcave blu ka përfunduar jashtë rruge, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 sirianët.
Si shihet edhe nga foto që sjell Abcnews.al, ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve.
Sakaq policia po punon për të zbardhur detaje më të hollësishme për transportimin e paligjshëm të refugjatëve sirianë.
/abcnews.al/