Një automjet ka marrë flakë pasditen e sotme në Tiranë. Makina tip BMW me targë AA664UN, ishte në ecje kur ndodhi incidenti i cili në fillim ka nxjerrë vetëm tym. Shoferi është munduar ta fikë vetë fillimisht, por nuk ia ka dalë për arsye se flakët dolën jashtë kontrollit. Zjarrfikësit ndodhen tashmë në vendngjarje dhe kanë arritur të marrin situatën në kontroll. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Dyshohet se shkak është bërë një defekt në rrjetin elektrik të makinës./abcnews.al