Dy talentet e Kosovës, Idriz Voca dhe Florent Hasani, kanë shënuar supergola për skuadrat e tyre. Voca, i cili mbron fanellën e Luzern, shënoi një eurogol në kampionatin zviceran të futbollit, në atë fitore 2-3 të skuadrës së tij përballë Zurich.
Voca shënoi golin e parë të kësaj sfide, në minutën e 13-të. Pas një topi të kthyer nga mbrojtja kundërshtare, 22 vjeçari nuk mendohet dy herë dhe lëshon një silurë me të djathtën, duke shtangur portierin vendas.
Ndërsa Hasani, po shkëlqen në Hungari. 22 vjeçari gjeti rrjetën në takimin kundër Zalaegerszegi, në atë fitore 1-3 të ekipit të tij, DVKT. Ekipi i Hasanit po vuante në minutat e fundit dhe rrezikoi disa herë të barazohej, por talenti kosovar shënon në sekondat e fundit të sfidës dhe i jep qetësinë e duhur ekipit të tij, që merr tri pikë të rëndësishme.