Të paktën 19 persona humbën jetën kur një pjesë e autostradës u shemb mëngjesin e të mërkurës në pjesën jugore të Kinës. Sipas autoriteteve lokale, dhjetëra vetura ranë nga një shpat kur një pjesë e rrugës u shemb.
Dëshmitarët i thanë mediave lokale se dëgjuan një zhurmë të madhe dhe panë një vrimë të hapur disa metra të gjerë pas tyre pasi kaluan pjesën e rrugës pak para se të shembej.
May 1: a section of the Meilong Expressway (梅龙高速公路) in Guangdong province collapsed at around 2:10am, and 18 vehicles fell into the sinkhole.
31 people were rescued and sent to the hospital. One of them died afterwards…https://t.co/X6QY2zwKdshttps://t.co/cKcJF8YwLB pic.twitter.com/8cUgXonCGR
— Byron Wan (@Byron_Wan) May 1, 2024
Fotografi dhe video të ndryshme të postuar në rrjetet sociale, shfaqin zjarr dhe tym dhe në vendin ku ka ndodhur shembja e rrugës. Vetura të shkatërruara mund të shiheshin gjithashtu në shpatin që zbret nga autostrada në qytetin Meizhou në provincën Guangdong.
Ekipet e shpëtimit kanë dërguar 30 persona në spital, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV. Gjithashtu u theksua se jetët e atyre që trajtohen nuk janë “aktualisht në rrezik”, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi lëndimet e tyre.
Shkaku i shembjes nuk është bërë i ditur. Megjithatë, Guangdong është goditur nga një mori ngjarjesh ekstreme të motit në javët e fundit. Ato variojnë nga shiu i madh, deri te përmbytjet dhe një tornado vdekjeprurëse.