VIDEO/ Sfidë e shkëlqyer ndaj Sheffield, talenti i Arsenalit në piedestal

schedule23:56 - 4 Tetor, 2020

schedule 23:56 - 4 Tetor, 2020

Talenti i Arsenalit, Bukayo Saka, bëri një sfidë të shkëlqyer kundër Sheffield United, duke shënuar golin e parë në atë fitore 2-1 të “Topçinjve” në stadiumin Emirates.

Saka, i cili para një muaji ka mbushur 19-vjeç, u ftua nga kombëtarja A e Anglisë për ndeshjet e radhës dhe e “festoi” më së miri këtë ftesë, duke shënuar gol dhe duke u shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes.

Goli i shënuar nga 19-vjeçari, ishte i pari për të në stadiumin e Arsenalit. Gjithashtu, Saka e preku 51 herë topin, 27 pasime të sakta, 4 driblime të suksesshme dhe katër faulle të dribluar./abcnews.al