VIDEO | Sërish gol në San Siro, Atalanta befasohet në fund

schedule19:40 - 1 Tetor, 2019

schedule 19:40 - 1 Tetor, 2019

Tjetër gol në San Siro. Shakhtari ia ka dalë të shënojë 4 minuta përpara fundit të pjesës së parë miqtë arritën të vendosnin baraspeshën përballë Atalantës.

Italianët kishin kaluar në avantazh me anë të Duvan Zapatës në minutën e 28-të, por miqtë reaguan shpejt. Një aksion i bukur i Shakhtarit ka përfunduar me gol.

Alan Patrick dhuroi një asist për Junior Moraes, i cili shmangu Gollinin dhe dërgoi topin në rrjetë. Barazim 1-1 dhe të dy ekipet në pushim, për t’u karikuar për 45 minutat e dyta të kësaj përballje të rëndësishme për të dy ekipet. /abcnews.al