VIDEO/ Sërish ai, Serhou Guirassy ndëshkon “verdhezinjtë” edhe në Kupën e Gjermanisë

schedule22:10 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 22:10 - 6 Dhjetor, 2023

Që prej fillimit të lojës, vendasit e Stuttgart patën raste të shumta shënimi, në “MHPArena”, ndaj “verdhezinjve” të Borussia Dortmund, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/8-ve, të Kupës së Gjermanisë, DFB Pokal.

Pas këtyre rasteve të shumta vendasit kanë arritur të gjejnë edhe golin e avantazhit, ku pas një pasimi të Millot, “bomberi” malez, Serhou Guirassy mposht me një goditje shembullore, “gardianin” zviceran, Gregor Kobel. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: