VIDEO/ Serbia “humb” edhe në shkallët e stadiumit, tifozi brazilian përshëndet me shqiponjën dykrenare

schedule09:32 - 25 Nëntor, 2022

schedule 09:32 - 25 Nëntor, 2022

Brazili mori tri pikët e para përballë Serbisë në Botërorin e Katarit me dy gola të Richarlison.

Por me sa duket, veç golave në fushën e lojës, Serbia pësoi një “disfatë” edhe në shkallët e stadiumit.

Tifozët e Brazilit nuk janë mjaftuar me fitoren dhe kanë bërë një gjest që serbëve nuk do t’u pëlqejë aspak: shqiponjën dykrenare.

@dej_infinit HISTORIKE ! 🇦🇱 i kalli krejt 🤩🤩 #dej_infinit #viral #viralvideo #worldcup #brasil #qatar #albania #kosovo #serbia🏳️‍🌈 #fyp #fypシ #dhezipahiri ♬ original sound – €lton

Në momentin që lojtarët serbë kanë shkuar të përshëndesin tifozët e tyre, një fans i Brazilit shihet duke bërë shqiponjën.

Videoja është shpërndarë nëpër rrjetet sociale dhe duket se Brazili do të fitojë disa zemra më shumë mes shqiptarëve. /abcnews.al