VIDEO/ “Scudetto” për “librat e historisë”, ylli i dytë “Zikaltër” vjen ndaj rivalëve të përjetshëm

schedule22:47 - 22 Prill, 2024

schedule 22:47 - 22 Prill, 2024

Nuk mund të kishte festë më të madhe, sidomos kur përballë janë rivalët e tu të përjetshëm. “Zikaltërit” e Inter kanë mbyllur gjithçka mbrëmjen e kësaj të hëne, të paktën sa i përket trofeut të fundit të mundshëm, që mund të fitonte, atij të Serie A, duke siguruar yllin e dytë në fanellën e tyre, në derbin e madh të Madoninës, përballë “Djajve” të Milan.

Pjesa e parë u dominua totalisht nga djemtë e Simone Inzaghi, me këta të fundit, që arritën të gjenin edhe avantazhin, nëminutën e 18’-të të sfidës, falë një goditjeje potente me kokë, të “veteranit” të prapavijës, Francesco Acerbi, i cili padyshim ka dhënë një ndihmesë të madhe gjatë gjithë kampionatit, për të siguruar një tjetër Scudetto, për “Zikaltërit” .

Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, “Gjarpërinjtë” e Milanos siguruan edhe golin e dytë të sfidës, kësaj here falë “bomberit” francez, Marcus Thuram, i cili ndëshkon me një goditje nga rreth 16 metra distancë, portierin Mike Maignan. Megjithatë nuk mbaroi me kaq, pasi në minutën e 80’-të, Tomori ngushtoi diferencën, por pa mundur të ndryshojë gjithçka.

Kështu, “Zikaltërit” arrijnë të fitojnë titullin e 20-të kampion, në historinë e tyre, megjithatë jo gjithçka ndodhi në mënyrën më të bukur të mundshme, me anësorët, Denzel Dumfries e Theo Hernandez, që patën një përplasje të fortë fizike, në “frymën e fundit”, të sfidës, mirëpo asgjë nuk ndryshon faktin, që Inter bëhet skuadra e parë në historinë e kësaj përplasjeje, që fiton “Scudetto”-n, në ditën e derbit. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Goli i Francesco Acerbi, 0-1

Goli i Marcus Thuram, 0-2

Goli i Fikayo Tomori, 1-2

Përplasja fizike Dumfries-Hernandez

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!