Një 52 vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj në Pogradec. Sipas hetimeve policore, gruaja Kozeta Teço fillimisht u dhunua dhe u vra më pas banesës së saj iu vu flaka duke u shkrumbuar. Nga ekspertiza, trupi i gruas nuk ishte djegur plotësisht ndërkohë që në fyt iu gjet një shenjë që dyshohet të jetë shkaktuar nga mbytja. Detaji tjetër që solli dyshime për një vrasje e më pas zjarrvënie të qëllimshme, ishte fakti se zjarri ra në dy vatra në banesë.
Ndërkohë nga policia është shoqëruar një autor i dyshuar Ilirian Selmani i cili mendohet se kishte lidhje intime me viktimën. Zbulimi i ngjarjes erdhi pasi u kryen këqyrja e kamerave të sigurisë. Në kazanin e mbetjeve u gjetën një palë pantallona që dyshohet se janë të autorit.


