Në Indi katë persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë lënduar si pasojë e një rrëzimi të një vinçi në një tempull në shtetin jugor indian Tamil Nadu.
Aksidenti ndodhi të dielën në mbrëmje jashtë një tempulli që ndodhet 85 kilometra në perëndim të Chennai (Madras), kryeqyteti i këtij shteti federal.
Të paktën tetë persona ishin ngjitur në vinç për të varur kurora me lule të ofruara nga pelegrinët.
Mediat vendase transmetuan momentin e përmbysjes së vinçit dhe skenat e panikut që pasuan.
#TamilNadu | 4 people died & 9 others were injured after a #cranecollapsed during a temple festival event in #Keelveethi in #Arakkonam. #BREAKING #craneaccident #arakkonam #Accident #Temple #Death #India | #Crane | #Accident | #Dead | #Injury | #TN | #TempleFestival | pic.twitter.com/iKCjaw7OFV
— Harish Deshmukh (@DeshmukhHarish9) January 23, 2023
Tre persona kanë humbur jetën në vend dhe një person ndërroi jetë në spital.
Operatori i vinçit është arrestuar dhe po merret në pyetje. Një zëdhënës i policisë ia atribuoi tragjedinë gabimit njerëzor, duke theksuar se operatori nuk i kushtoi vëmendje terrenit, duke bërë që automjeti të anonte dhe të rrëzohej. /abcnews.al