Një helikopter u rrëzua dhe shpërtheu në flakë këtë pasdite në Lagos, Nigeri, thanë shërbimet e urgjencës.
Helikopteri u rrëzua në Ikeja, një lagje e populluar e qytetit, sipas Ibrahim Farinlogie, zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave.
CCTV footage shows the moment a helicopter crashed in Lagos pic.twitter.com/67656wU2rv
— Radio Nigeria (@radionigeriahq) August 1, 2023
Olufemi Oke-Osanidolu, i së njëjtës agjenci, tha se helikopteri bëri një “ulje emergjente” në një rrugë përpara ndërtesës së Bankës së Bashkuar për Afrikën. Katër persona u plagosën dhe u dërguan në spital.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 me orën lokale dhe autoritetet janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.
/abcnews.al

