VIDEO/ Ronaldo hero dhe rekordmen, Holanda e Franca ngelin “frenato”

schedule22:52 - 1 Shtator, 2021

schedule 22:52 - 1 Shtator, 2021

Franca nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bosnje Hercegovinës, teksa rreth 40 mnuta i luajti me një lojtar më pak. Dzeko shënoi i pari, duke tundur rrjetën në minutën e 36 dhe kaluar miqtë në avantazh.

Pas vetëm 3 minutash ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann barazoi, me golin, që iu nevojit edhe një konfirmim nga VAR. Në minutën e 51-të Jules Kound u ndëshkua me të kuq, por kampionët e Botës e ruajtën avantazhin.

Me të njëjtin rezultat janë ndarë edhe Norvegjia dhe Holanda. Vendasit shënuan të parët me Erling Haaland në  minutën e 20, por më pas Klaasen barazoi për Holandën, duke vulosur shifrat në 1-1, me ekipet që ndajnë pikët.

Portugalia e Ronaldos arriti të fitonte mes shumë telasheve ndaj Irlandës me shifrat 2-1. Cristiano Ronaldo ishte protagonisti absolut i kësaj ndeshje. Në minutën e 15 ai humbi një penallti të fituar nga vetë ai.

Irlanda shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë, por në të dytën kapiteni bëri autokritikë. Golat e tij në minuta 89 dhe 90+6 i dhanë tre pikë shumë të rëndësishme Portugalisë dhe konfirmuan portugezin si lojtari me më shumë gola në histori me kombëtaren, duke shkuar 111 me Portugalinë dhe parakaluar Ali Daei. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!