KORÇË- Ulja e temperaturave gjatë mbrëmjes ka sjellë reshje bore zonat e thella malore të qarkut të Korçës. Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj, raporton se akset nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
Pa vështirësi lëvizet edhe në akset turistike të Dardhës dhe Voskopojës, ku gjatë natës është ndërhyrë me mjete borëpastruese dhe kriposje.
Reshje bore me intensive ka pasur ne lartësitë mbi 1 200 m mbi nivelin e detit, në njësinë administrative Vithkuq, të bashkisë së Korçës. Gjatë natës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në zonën e Vithkuqit./ abcnews.al