VIDEO/ Reagon Atletico Madrid, Joao Felix kthen në gol penalltinë e fituar

schedule22:35 - 13 Gusht, 2020

schedule 22:35 - 13 Gusht, 2020

Atletico Madrid nuk dorëzohet kurrë dhe ka gjetur golin e barazimit kundër Leipzig, që kishte kaluar në avantazh në minutën e 50-të me anë të Dani Olmo.

Rrjeta e spanjollit ndikoi që djemtë e Diego Simeones të hidheshin në sulm dhe baraspesha është rikthyer në minutën e 71-të.

“Colchoneros” fituan një penallti. Joao Felix lëvizi bukur dhe u ndal në mënyrë të parregullt nga mbrojtje gjermane.

Talenti portugez nuk gaboi nga pika e bardhë dhe gjeti golin pas 13 minutave që ishte hedhur në fushë nga trajneri argjentinas. /abcnews.al