Rama i referohet Bibles në Ndroq, mjekja e re tregon si u punësua
Kryeministri Rama ishte sot në Qendrën Shëndetësore të Ndroqit, e cila është rindërtuar sëfundmi. Rama shkoi atje bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Gjatë vizitës, Rama u takua me një grup mjekësh dhe infermierësh, të cilat i treguan se si janë punësuar.
Në bisedë e sipër, kreu i qeverisë ka zgjedhur disa fjalë nga bibla për t’iu përgjigjur.
“Krishti në Bibël i thotë Shën Thomait, ti preke dhe besoje por lum kush të besojë pa prekur”, u shpreh Rama.