Krerët e majtë kanë vijuar të ironizojnë kryedemokratin Basha në lidhje me ato që ata i quajnë gafa të tij. Fillimisht kryeministri Rama dhe sëfundmi Taulant Balla kanë postuar në rrjetet sociale duke ironizuar mbi një lapsus të ditës së sotme të Bashës gjatë takimit me studentët.
Basha flet për subvencionimin e studentëve me të ardhura famimiljare deri në 64 mijë lekë, por padashje thotë 640 milion lekë, gjë e cila e ka vënë sërish nën shenjestër në rrjetet sociale.
Rama ka postuar videon në Instagram duke pyetur me ironi nëse Basha e thoshtë këtë shifër me të reja apo me të vjetra, ndërkohë që Balla është treguar edhe më i ashpër.
“Kështu është kur goja të nxjerr të palarat në shesh. Nuk rezistove dot, Lul! Kjo ishtë gafa jote ditore apo gënjeshtër? Fëmijët e atyre me të ardhura 640 milionë lekë, studiojnë në Kolegjin e vllait tënd Lulezim, ose në universitetet e huaja. Apo dhe kjo ishte një pikë në planin tënd pika pika?”, shkruan kreu i grupit Parlamentar të PS në Facebook.
n.d./abcnews.al