Pierre Cherpin, motoristi francez, ka vdekur pesë ditë pasi u përplas gjatë fazës së shtatë të Rally Dakar. Pas rrëzimit ai kishte kryer një operim neurokirurgjik në Arabinë Saudite.
52-vjeçari ishte në gjendje kome në spital. Organizatorët e garës së famshme kanë njoftuar si më poshtë: “Gjatë dërgimit të tij me aeroplanin mjekësor nga Jeddah në Francë, Pierre Cherpin vdiq nga dëmtimet që kishte pësuar gjatë rrëzimit të tij.
Ai u operua në mënyrë urgjente dhe që atëherë ai ishte mbajtur në gjendje kome. Gjendja e tij kishte qenë e qëndrueshme gjatë ditëve të fundit”. Motoristi francez merrte pjesë për herë të katërt në Rally Dakar.
#Tragedia en el #RallyDakar: Confirmaron la muerte de Pierre Cherpin, corredor francés en la categoría de motos. El piloto tuvo un fatal accidente en una de las pruebas, a mitad del desierto.
ASÍ FUE EL ACCIDENTE ⚠️🚨😱
Más en https://t.co/DYFTo3Dypn pic.twitter.com/Y1scy1hpeY
— El Periódico Deportivo (@PeriodicoDepo) January 15, 2021
Cherpin është i pari që vdes në Rally Dakar 2021, ndërkohë që një vit më parë fatkeqit ishin dy: Paulo Goncalves dhe motoçiklisti holandez, Edëin Straver. Të dy e pësuan prej aksidenteve.
Rally Dakar 2021 ka përfunduar ditën e sotme, teksa Stephane Peterhansel ka dalë kampion në garën e makinave, Kevin Benavides triumfoi në kategorinë e motoçikletave, kurse Sam Sunderland, kampion në vitin 2017, doli në vend të tretë.