Video/ Qan në gjykatë gruaja që ekzekutoi burrin në treg

schedule11:26 - 20 Qershor, 2018

schedule 11:26 - 20 Qershor, 2018

Gjykata e Kurbinit la në burg gruan që vrau bashkëshortin në Pazarin e Milotit. Violeta Donaj tha në sallën e gjyqit, se bashkëshorti i saj e torturonte, luante bixhoz dhe pinte alkool.

Kur ekzekutoi burrin në mes të pazarit të Milotit e zemëruar mendonte vetëm torturat që ai i shkaktonte.

Kështu u justifikua para gjyqtarit në Laç, Violeta Donaj, 35 vjeçarja nënë e dy fëmijëve e akuzuar për vrasjen e Kujtim Donajt.

“Më çonte tek puna, merrte çelësin e makinës dhe rrinte tu u sjellë me shoqërinë.

Aq më tepër me kishte kërcënuar se po ta denoncoja për dhunë më thoshte se do të dënohej vetëm 3 apo 6 muaj.

Por kur të dal, çfarë mund të ndodhë ty më thoshte…

Disa herë u ngashërye në lot dhe u shfaq e penduar për atë çfarë kishte bërë.

Por në rrëfimin e saj gjatë seancës për masën e sigurisë, ajo kërkoi ta besonin. Tha se viktima e dhunonte, e përndiqte, luante bixhoz dhe pinte alkool.

Mëngjesin e së dielës, ajo mori makinën dhe shkoi direkte në treg. Burrw e grua kishim armë, pistoletë, të cilen e kisha fshehur në anë të makinës, tha ajo.

Me të e qëllova katër herë. Kur prokurori Bardhyl Shehu e pyeti përsëri për qëllimin e krimit, 35 vjeçarja tha se shumë gjëra nuk tregohen dhe nuk dua që ato të bëhen publike.

Në fund të rrëfimit, gjyqtari Ded Miri caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 35 vjeçaren dhe çështja I kaloi për hetim të mëtejshëm Prokurorisë së Krimeve të Rënda./abcnews.al