VIDEO/ PSG merr një pikë në limit ndaj Lens, Reali nuk njeh kundërshtarë në La Liga

schedule23:03 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 23:03 - 4 Dhjetor, 2021

PSG-ja ishte drejt humbjes së dytë këtë sezon ndaj Lens, por një gol i Ëilnaldum në shtesë i ka dhënë një pikë skuadrës së tij në kuadër të javës së 17 Të Ligue 1.

Nga 3-shja e sulmit të famshëm të “parisienëve” sonte ishte vetëm Messi i cili nuk arriti të linte gjurmë.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, ndërsa në të dytën vendasit do të shënonin me Fofana në minutën e 62.

Menjëherë pas golit Pochettino kryen 4 zëvendësime, mes tyre Mbappe dhe Ëijnaldum.

Teksa Lens ishte duke bërë surprizën e madhe, Ëijnaldum do të shënonte në të 90+2’ për ta mbyllur në barazim këtë ndeshje.

PSG vazhdon të kryesojë i vetëm kampionatin edhe pse së fundmi ka dy barazime radhazi.

Real Madridi nuk njeh kundërshtarë në La Liga teksa ka mposhtur 0-2 Real Sociadatin në kuadër të javës së 16.

Ancelotti do të detyrohej të bënte një zëvendësimin të detyruar që në minutën e 17 pasi Benzema do të linte fushën i dëmtuar dhe në vendin do të futej Jovic.

Pjesa e para do të mbyllej në barazim pa gola, ndërsa në të dytin është njeriu i momentit në Madrid, Vinicius Jr që zhbllokon rezultatin në minutën e 47 dhe 10 minuta më vonë Jovic shënon dhe të dytin.

0-2 do të ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje me Realin që “blindon” kreun me 39 pikë, ndërsa Sociedat në vendin e 5 me 29 pikë. /abcnews.al