VIDEO/ PSG ka harruar të fitojë në kampionat, Bordeaux e frenon në kryeqytet

schedule23:06 - 28 Nëntor, 2020

schedule 23:06 - 28 Nëntor, 2020

Barazim spektakolar mes PSG dhe Bordeaux në Ligue 1. Takimi i luajtur në “Parc des Princes” përfundoi në barazim 2-2. Ndeshja u zhbllokua në minutën e dhjetë. Goditje këndi për skuadrën mike dhe autogol i mbrojtësit Timothee Pembele.

Djemtë e Thomas Tuchel reaguan dhe përmbysën rezultatin brenda një minute. Neymar riktheu në gol një penallti në minutën e 27-të, ndërsa më pas erdhi edhe rrjeta e Moise Kean, i cili vazhdon të tregojë formë të mirë dhe të shënojë gola.

Golat dhe rastet e PSG-BORDEAUX

Bordeaux nuk u dorëzua dhe gjeti golin në minutën e 60-të. Aksion i bukur dhe eurogol i Yacine Adli, mesfushorit 20-vjeçar. PSG e tentoi golin e fitores, por rastin më të mirë e patën miqtë.

Portieri Sergio Rico kreu një pritje fantastike ndaj Nicolas De Preville në minutat e fundit, duke evituar humbjen. Një pikë në dy takimet e fundit në kampionat për PSG, që mund të barazohet me pikë në krye të renditjes nga Lille, nëse këta të fundit fitojnë nesër ndaj St Etienne. /abcnews.al