VIDEO/ PSG i falet një mbrojtësi, Leicester City forcë e dytë në Angli

schedule22:57 - 16 Janar, 2021

schedule 22:57 - 16 Janar, 2021

Fitojnë PSG dhe Leicester City. Kampionët e Francës ia dolën të siguronin tre pikë në transfertën ndaj Angers. Ekipit të Mauricio Pochettinos i mjaftoi goli i Lawyin Kurzawa për të thyer kundërshtarin dhe për t’u ngjitur përkohësisht në vend të parë.

Vendasit rezistuan mirë për 70 minuta, por goli i mbrojtësit të majtë i la pa pikë. Një tjetër sukses i rëndësishëm për PSG-në, që tre ditë më parë fitoi Superkupën e Francës pas suksesit 2-1 ndaj Marseille.

Feston edhe Leicester City në Premier League. “Dhelprat” mposhtën 2-0 në shtëpi skuadrën e Southampton. Goli i parë u realizua nga James Maddison në minutën e 37-të. Numri 10 i vendasve mori një top nga Tielemans dhe dërgoi topin në rrjetë pas një “predhe” nga brenda zonës.

Në minutat shtesë të takimit erdhi edhe goli i dytë për djemtë e Brendan Rodgers. Harvey Barnes finalizoi një kundërsulm të ekipit të tij (90+5′) dhe vulosi fitoren e Leicester City.

Tre pikë fantastike ndaj një kundërshtari të fortë, teksa ky ishte rezultati i pestë radhazi pozitiv në kampionat për Jamie Vardy me shokë. Leicester është ngjitur përkohësisht në vend të dytë në Premier, duke parakaluar kampionët e Liverpool. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!