VIDEO/ PSG fluturon me Mbappe e Di Maria, Nice nuk reziston dot

schedule14:57 - 20 Shtator, 2020

schedule 14:57 - 20 Shtator, 2020

PSG merr fitoren e dytë radhazi, në transfertë kundër Nice. Kampionët ia dolën të triumfonin me rezultatin 0-3 dhe morën tre pikët e radhës, në tentativë për të marrë sa më shpejt kreun e klasifikimit dhe për të mos e lëshuar.

Kylian Mbappe ishte ai që e zhbllokoi sfidën. Sulmuesi fitoi një penallti dhe e ktheu po vetë në gol, kur kishin kaluar 38 minutë lojë. Kampioni i botës ishte protagonist edhe në golin e dytë.

Gjuajtja e Mbappe nuk u kontrollua dot nga portieri i Nice dhe aty pranë nuk gaboi Angel Di Maria. Argjentinasi nga pranë portës e dërgoi topin në rrjetë dhe PSG iu drejtua dhomave të zhveshjes me epërsinë e dy golave.

Në fraksionin e dytë të lojës kampionët shënuan edhe një gol të tretë, përmes brazilianit Marquinhos. Di Maria harkoi perfekt nga një goditje dënimi dhe mbrojtësi me kokë nuk gaboi. 3-0 dhe PSG “vulosi” fitoren dhe tani po mendon për ndeshjen e radhës. /abcnews.al