VIDEO/ Pjesa e parë në “Air Albania”, kampionët udhëheqin me golin e Ngoo

schedule19:54 - 29 Korrik, 2020

schedule 19:54 - 29 Korrik, 2020

Tirana ia doli të fitonte titullin kampion dhe sot po luan ndeshjen e fundit të kampionatit. Përballë është Bylisi i Veljko Dovedan, ekip që siguroi qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar edhe për sezonin e ardhshëm.

Tirana e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë kundër ballshiotëve. Michael Ngoo zhbllokoi ndeshjen që po luhet në “Air Albania”. Sulmuesi anglez realizoi me kokë pas një krosi të Idriz Bathës në minutën e 21-të.

Goli i 13-të në Superiore për këtë sezon për 27-vjeçarin nga Londra dhe i 67-ti i bardhebluve, që janë sulmi më i mirë i kampionatit, përveçse skuadra më e mirë. /abcnews.al

Kategoria Superiore, java e fundit
(Pjesa e parë ) Tirana-Bylis 1-0
(Ngoo 21′)