VIDEO/ Pjesa e dytë nis me gol, një spanjoll ndëshkon Atletico Madrid

schedule22:13 - 13 Gusht, 2020

schedule 22:13 - 13 Gusht, 2020

Pjesa e parë midis Atletico Madrid dhe Leipzig u mbyll pa gola, ndërsa e dyta ka nisur me rrjetën e ekipit gjerman.

Djemtë e Nagelsmann kanë zhbllokuar sfidën në minutën e 50-të me anë të Dani Olmo. Talenti spanjoll shfrytëzoi një kros të Sabitzer dhe mposhti Oblak me kokë.

Një gol i rëndësishëm për Leipzig, që ka hedhur një hap drejt kalimit në gjysmëfinalet e Champions League, aty ku e pret PSG. /abcnews.al