VIDEO/ Pëson gol që në start, perla e Muriel eviton humbjen e Atalantës

schedule16:58 - 20 Janar, 2021

schedule 16:58 - 20 Janar, 2021

Mbyllet në barazim 1-1 takimi Udinese-Atalanta, një rezultat që gëzoi më shumë skuadrën vendase. Ky ishte barazimi i dytë radhazi për zikaltrit e Gasperinit, të cilët renditen 10 pikë larg Milanit kryesues.

 

24 sekonda kaluan dhe erdhi goli i parë. Atë e realizoi Roberto Pereyra, i cili kaloi në avantazh Udinesen. Miqtë reaguan dhe barazuan takimin një minutë përpara fundit të pjesës së parë me anë të Luis Muriel.

 

Kolumbiani dhuroi spektakël, dribloi dy kundërshtarë në zonë dhe nuk fali përballë portierit friulan. Goli i 11-të sezonal në kampionat për goleadorin latin.

Atalanta dominoi pjesën e dytë, por nuk ia doli të shënonte sërish. Të dy ekipet u mjaftuan me nga një pikë në fund, teksa Berat Gjimshiti e ndoqi nga stoli sfidën. /abcnews.al

Serie A, java e 18-të
Udinese-Atalanta 1-1
(Pereyra 1′ / Muriel 44′)