Sot pak pas mesditës një skaf turistik ka pësuar defekt në motor dhe ka mbetur në det të hapur në Vlorë.
Kapiteni i skafit ka kërkuar ndihmë në sallën operative dhe menjëherë shërbimi SML dhanë ndihmën dhe shoqëruan mjetin me katër persona në borf në stacionin e Policisë Kufitare.
Njoftimi:
Sot dt 28.01.2023, ora 14.00, është kërkuar ndihmë te Salla Operative e DVKM Vlorë nga shtetasi Xh.K. kapiten i mjetit turistik Skaf me emrin “ERTION”, i cili kishte pësuar difekt në motorr.
Menjeherë në drejtim të tij shkoi në ndihmë shërbimi i SML me mjetin lundrues BP 05 të Stacionit të Policisë Kufitare Triport, të cilët i konstatuan në vendin e quajtur Shën Vasil.
Nga efektivat e SML u bë e mundur dhënia e ndihmës dhe shoqërimi i mjetit së bashku me katër persona në bord, në Stacionin e Policisë Kufitare
Triport.
Personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.r.t/abcnews.al