VIDEO | Përplasje mes tifozëve në Paris, turqit shkaktojnë kaos

schedule20:08 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 20:08 - 11 Dhjetor, 2019

PSG-Galatasaray ka nisur përpara kohe dhe situata është nxehur. Tifozët turq kanë udhëtuar në masë drejt Parisit për të mbështetur ekipin e zemrës. Marshimi i tyre nuk ka shkuar pa probleme, teksa të dy tifozeritë janë përplasur. Flakadanë të hedhur dhe ultras që vrapojnë shihen në videon e mëposhtme.

Ekipi i Tuchel nuk ka asnjë objektiv dhe ka siguruar vendin e parë në grupin A, ndërsa turqit e Terim janë në lojë për një biletë në Europa League. Atmosfera është ndezur, tifozët e nisën ndeshjen e tyre. /abcnews.al