FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Lushnje-Berat, në afërsi të Kashtbardhës, ku janë përfshirë tre mjete.
Si pasojë e përplasjes kokë më kokë, dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident kanë përfunduar në Spitalin e Lushnjës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një automjet tip “Benz” po parakalonte në korsinë në drejtim të Lushnjës, kur është përplasur me një automjet tip “Ford”. Ky i fundit ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Lushnjës, të cilat kanë bllokuar qarkullimin rrugor për më shumë se një orë.
Për shkak të aksidentit, automjetet që lëviznin në drejtim të Beratit dhe Lushnjës janë devijuar në një rrugë alternative. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./abcnews.al

