Video/ Përmbyset automjeti në autostradë, plagoset drejtuesi

schedule08:30 - 23 Tetor, 2018

schedule 08:30 - 23 Tetor, 2018

Një makinë është përmbysur në autostradën Lushnjë –Rrogozhinë dhe për pasojë drejtuesi i saj ndodhet në gjendje të rëndë. Ai është Shkëlqim Xhija 31 vjeç dhe po udhëtonte në drejtim të Tiranës.

Xhija një moment ka dashur t’i shmanget një makinë përballë dhe gjatë kësaj përpjekjeje pësoi aksident. Sipas policisë dyshohet se 31 vjeçari ka humbur kontrollin e automjetit nga pagjumësia. /abcnews.al