Në orët e para të paradites së kësaj të mërkurë, dy katet e fundit të një pallati të sapondërtuar është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur pranë konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë, ndërsa bëhet me dije se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, tek “Medreseja” ka rënë zjarr në katin e fundit të një pallati në ndërtim ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/