Një zjarr i madh ka përfshirë pyllin e Sodës në Vlorë. Si pasojë e erërave të forta flakët po përhapen në zonë.
Në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Gjithashtu autoritetet po hetojnë për të zbardhur detaje rreth kësaj ngjarje, nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo jo.
/abcnews.al/