Një apartament është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur te “Komuna e Parisit” në Tiranë. Dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
Në njoftim zyrtar policia sqaron se zjarri ka rënë rreth orës 14:50, në një banesë në katin e 6-të, të një pallati.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut.
/abcnews.al/

