Një automjet tip“ Benz” është përfshirë nga flakët mesdiën e kësaj të shtune në aksin Fier-Ferme Çlirim.
Mësohet se si pasojë e flakëve që përfshinë makinën nuk ka lëndime në njerëz.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët zjarrfikës të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Automjeti është shkrumbuar totalisht, drejtuesi i mjetit sapo ka pikasur flakët ka dal menjëherë duke i shpëtuar rrezikut.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një difekt elektrik. Djegia e makinës ka shkaktuar radhë të gjatë automjetesh për shkak të bllokimit të qarkullimit.