ELBASAN- Një automjet është përfshirë nga flakët, teksa ka qenë në lëvizje në qendër të qytetit të Elbasanit. Gazetarja e ABC News, Edisona Skenderi raporton se nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa zjarrfikësja dhe policia janë në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 17:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ka marrë flakë gjatë kohës që ka qenë në lëvizje, automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen D. P., 42 vjeçe. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit/abcnews.al