Ambientet e një zyre janë përfshirë nga flakët në Tiranë, saktësisht pas godinës së presidencës.
Gazetarja e ABC News, Xhensila Kondra, raporton se forcat zjarrfikëse dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Po ashtu mësohet se si pasojë e këtij zjarri nuk persona të lënduar, ndërshohet se shkak ka qenë një shkëndijë eletrike.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, ka rënë zjarr në katin e 6-të të një pallati, në rrugën “Abdyl Frashëri”.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. r.t/abcnews.al