VIDEO | Penalltia e vitit, portieri thyen dritat e stadiumit!

schedule23:40 - 16 Nëntor, 2019

schedule 23:40 - 16 Nëntor, 2019

Titulli mund t’iu ketë bërë konfuzë, por ajo çfarë ka ndodhur në ligat e ulëta të Anglisë është shumë e vështirë të përshkruhet me fjalë. Në takimin mes Nuneaton Borough-Stratford, vendasit fitojnë të drejtën e një penalltie, e cila gjuhet jashtë nga portieri.

Përveç kësaj, topi përfundon në tribunën pas portë, duke goditur dhe thyer një drite, e cila bie mbi tifozët e pakët që ishin të pranishëm. Faqja zyrtare e Borough ka bërë një përshkrim të jashtëzakonshëm, duke shkruar: “Penalltia humbet dhe topi thyen dritat e tarracës së tribunës. Çfarë ishte kjo që sapo pashë?”

Video është bërë menjëherë virale, duke marrë 1.5 milionë shikime në vetëm pak orë. Për më tepër, faqet më të mëdha sportive, si 433 dhe B/R Football, kanë kërkuar aprovim për publikimin e kësaj video, që është me të vërtetë e jashtëzakonshme!/abcnews.al