Kastrioti u mposht nga Vllaznia një ditë më parë me një gol të shënuar nga Haris Dilaver, ndërkohë që në të tretën ndeshje radhazi ka pretendime për penallti nga krutanët.
Në duelet e mëparshme ka qenë protagonist Mevlan Adili me shtyrjet ndaj Devid, kurse këtë herë Imami ndali mesfushorin Agnaldo Moraes në pjesën e parë.
Në rrjetet sociale, konkretisht në Instagram, është postuar ai rast dhe vetë lojtari i Kastriotit ka komentuar. Asnjë fjalë prej tij, por një “emoji” që qartazi thotë “ku i ka sytë arbitri”. /abcnews.al